Edicioni i lajmeve 23 Mars 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 23 Mars 2010, ora 19:30

22:19 23/03/2010

Titujt kryesorë 23 Mars 2010, ora 19:30

PE: Bojkoti i opozitës minon hyrjen e Shqipërisë në BE

Delegacioni I 5 eurodeputetëve, që vizitoi Shqipërinë, deklaron se bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës pengon ambiciet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe i bëjnë thirrje politikës që të gjejnë zgjidhje brenda institucioneve.

Juristët: Hetimi i prokurorëve zgjidh ngërçin politik

Juristët shprehen se oferta e Berishës për hetimin e zgjedhjeve nga një trupë prej 100 prokurorësh nuk shmang politikën nga ky proces verifikimi. Sipas tyre, mjafton një mbledhje e komisionit hetimor që të vejë në lëvizje prokurorinë.

Bode: Ulja e deficitit, forcon stabilitetin ekonomik

Ulja e borxhit publik dhe difiçitit buxhetor mbetet sipas Ministrit të Financave Bode, një mënyrë efikase për të mbajtur larg situatat e vështira ekonomike, me të cilat janë përballur shumë vende, mes të cilave edhe fqinji ynë jugor, Greqia.

ZMK: Librat që nxisin homoseksualitetin te fëmijët, skandal

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve denoncon skandalin e shpërndarjes së një botimi për mësuesit, nëpërmjet të cilit synohet që t’ju jepen fëmijëve  leksione se si të ndryshojnë preferencat e tyre seksuale.

Humbet zgjedhjet, Sarkozi fut në qeveri kritikët e tij

Pas disfatës në zgjedhjet lokale, Sarkozi po mundohet të rikuperojë sa është e mundur nga imazhi i dëmtuar i qeverisë së djathtë në Francë. Sipas analistëve, ai po përpiqet që me këtë lëvizje t’i paraprijë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.

Messi, tani edhe këmbë “të arta”. Fiton 33 mln Euro në vit  

Pasi ka fituar trofeun e “Topit të Artë”, argjentinasi Lionel Messi duket se ka edhe këmbë të arta, pasi ai është sot futbollisti më i paguar në botë. Në llogarinë e tij derdhen çdo vit 33 milionë Euro, 3 milionë më shumë sesa Beckham dhe Cristiano Ronaldo.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 23 Mars 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme