Edicioni i lajmeve 23 Nëntor 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 23 Nëntor 2009, ora 19 30
Mazhoranca: Ultimatum i Ramës, përpjekje për përmbysje të shtetit
Rama flet sërisht për vijimin e protestave.
Arrestohet bashkëpuntori i Dritan Dajtit në policinë e shtetit
Shërbimi i kontrollit të brenshëm, vë në pranga bashkëpuntorin e Dritan Dajtit në policinë e shtetit. Inspektori Mariglen Mucaj, informonte Dajtin prej 3 vitesh për lëvizjet e policisë.
Shqipëri, gripi sezonal prek 12 mijë persona çdo javë
Ashtu siç paralajmëruan specialistët e shëndetësisë, gripi sezonal po shfaqet më agresiv se virusi AH1N1 dhe me simptoma të rënda. Në një javë ky grip prek 12 mijë persona në shqipëri.
The Guardian: Shqipëria, transformim mbresëlënës
E përditshmja prestigjoze britanike “The Guardian” i vlerëson si mbresëlënëse arritjet politike dhe ekonomike të shqipërisë. Guvernatori Fullani, thotë se vendi po ruan një pozicion të favorshëm ndaj krizës.
Skandal me bastet në futboll, 9 arrestime në Itali
Futbolli italian goditet nga një tjetër skandal por kësaj here bëhët fjalë për bastet. 9 persona kanë përfunduar në pranga pas një hetimi dy vjeçarë. Mes tyre ka edhe emra të njohur të futbollit profesionist.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 23 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço