Edicioni i lajmeve 23 Shkurt 2009, ora 19:30
Titujt kryesorë, 23 Shkurt ora 19:30
Shqipëria e gatshme për t’i dhënë Kosovës Shëngjinin
Kosova do të ketë daljen e saj në det përveç Shqipërisë, pasi qeveria shqiptare i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prishtinës zyrtare për ndërtimin e një porti në Shëngjin.
NATO, Shqipëria merr garancitë përfundimtare
Shqipëria merr garancitë përfundimtare për anëtarësimin me të drejta të plota në NATO. Kryeministri Berisha dhe diplomatë të huaj thonë se suksesi është rezultat i reformave në vend.
Arratisja hollivudiane e shqiptarit, tronditet Greqia
Greqia tronditet pas arratisjes spektakolare nga burgu të shqiptarit Alket Rizai. Mediat e huaja flasin për skenar hollivudian, ndërsa opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë.
Rizai, kriminel në Greqi dhe hero në Ballsh
Por në vendlindje, në qytetin e Ballshit, Alket Rizai konsiderohet një hero i vërtetë. Madje fqinjë e të afërm urojnë familjarët e tij për aktin e arratisjes nga burgu.
Shqiperia me spot të ri për turizmin në Euronews
Qeveria shqiptare sponsorizon një reklamë televizive në EuroNews si pjesë e promocionit për të ruajtur fluksin e turistëve të huaj, që vetëm vitin e kaluar kaluan shifrën e 2.7 milionëve.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 23 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spiker: Reis Çico