Edicioni i lajmeve 23 Tetor 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 23 Tetor 2010, ora 19:30

20:13 23/10/2010

Titujt kryesorë 23 Tetor 2010, ora 19:30

Tanja Fajon: Shqipëria i përmbushi detyrimet për vizat

Raportuesja për vizat në Parlamentin Europian, deputetja Tanja Fajon derklaroi në Tiranë se Shqipëria i përmbushi të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se bëri një punë të shkëlqyer.

Hetimi i zgjedhjeve, paqartësi në PS për fletët e votimit

Socialistët sqarojnë se oferta e bërë dje nga Edi Rama anashkalon fletët e votimit. Deputeti Xhafaj tha se për fletët do të vendosë një palë e tretë, por pa bërë të qarta se cila do të jetë ajo. Pjesëmarrja e Ramës në tryezën e thirrur nga kryeministri surprizon aleatët e tij.

Juristët: “Oferta” e PS është antikushtetuese

Juristët e quajnë antiligjore dhe antikushtetuese kërkesën e Partisë Socialiste për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit Hetimor për zgjedhjet përsa i përket bërjes së tij apo objektit të hetimit.

Eurobondi, ekspertët: Është koha e përshtatshme për emetimin

Ekspertët mbrojnë emetimin e eurobondit në tregje ndërkombëtare, duke thënë se ai po bëhet në kohën e duhur. Por ata këshillojnë përdorimin e tij në sektorë kyç të ekonomisë.

Dosjet sekrete të Irakut, Wikileaks: U vranë 109 mijë persona

Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar të tjera fakte tronditëse të luftës në Irak. Sipas doumenteve të hedhura online, nga lufta u vranë 109 mijë persona, 66 mijë prej tyre civilë.

Kafja dhe çaji ulin rrezikun për tumor në kokë

Konsumimi i kafes dhe çajit ulin ndjeshëm shansin e prekjes nga tumori në tru. Zbulimi është i një grupi shkencëtarësh amerikanë pas një pune 8-vjeçare.   

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 23 Tetor 2010, ora 19:30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi






Të ngjashme