Edicioni i lajmeve 25 Maj 2008, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 25 Maj 2008, ora 19:30

20:47 25/05/2008

Titujt kryesorë 25 Maj 2008, ora 19:30

4 të vdekur, 1 i plagosur në zonën Laç – Lezhë

Ditë e zezë e diela e sotme, për zonën midis Laçit e Lezhës. 3 persona vdiqën dhe një tjetër u plagos, në një aksident në autostradë. Ndërkohë që më herët një i sëmur mendor vari veten, një akt që e kishte tentuar disa ditë më parë.

Kina kaos nga tërmetet e tjera, panik në disa zona

Ndërkohë kinezët duket se nuk do të shkëputen për një kohë të gjatë nga makthi i tërmeteve. Një i tillë ka ndodhur sot, duke shkaktuar zyrtarisht një te vdekur e qindra të plagosur. Autoritetet paralajmërojnë vërshime masive të lumenjve.

Pronarët: Verifikimet e 7501 nuk janë zgjidhje

Pronarët mbështesin deklaratën e presidentit Topi, për abuzime në shpërndarjen e pronave, ndërkohëqë shprehen se nuk kanë besim se projektligji për verifikimin e ndarjes së titujve të pronësisë, do ti jap zgjidhje situatës së rënduar në vite për këtë kategori të shoqërisë.

Eurosong 2008, Rusia fiton me votat nacionaliste

Këngëtari rus Bilan u rendit i pari në Eurosong, pasi ish-vendet ruse dhe ato sllave i dhanë atij më shumë pikë në votimin me sms. Ndërkohë 2 vjet më parë ai zuri vendin e 6 në një spektakël ndërkombëtar muzikor të zhvilluar në Tiranë, nga regjizorja Vera Grabocka.

Austria, 321 mln Euro nga turizmi futbollistik

Si çdo herë evenimentet sportive, shoqërohen me fitime për shkak të shpenzimeve të atyre që quhen turistë të sportit. Këtë herë tifozët do të shkojnë në Austri për të ndjekur kampionatin europian të futbollit dhe pritet që të shpenzojnë tq paktën 321 milion euro.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 25 Maj 2008, ora 19 e 30 – Spikere: Daniela Kostandini






Të ngjashme