Edicioni i lajmeve 25 Maj 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 25 Maj 2009, ora 19 30

20:42 25/05/2009

Titujt kryesorë 25 Maj 2009, ora 19 30

Shqipëri – Kosovë, pak metra nga hapja e tunelit që bashkon dy vendet

Tuneli që shkurton me disa orë distancën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka edhe pak metra që të hapet. Ndërkohë që brenda një jave përfundojnë dy ura të mbetura të rrugës Durrës-Kukës. Punimet në këtë rrugë u inspektuan nga ministrat Olldashi, Xhuveli, kryetari i PR Fatmir Mediu e kongresmeni amerikan Adeholt.

Tiranë – Durrës, për dy meropolet

Punimet për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës, janë në fazën finale. Në pak ditë ky segment i rëndësishëm rrugor, do të jetë tërësisht në funsion, në një sipërfaqe të riparuar në të 32 km e tij.

Konferenca Islamike njeh Kosovën, Miraton rezolutën Shqiptare

57 vendet anëtare të Konferencës Islamike, kanë miratuar në unanimitet rezolutën e inicuar nga Tirana zyrtare në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, pavarësisht përpjekjevë serbe për ta bllokuar atë.

Heqja e vizave me BE-në. Pas pasaportave biometrike

Në vlerësimin e dytë mbi përmbushjen e detyrimeve të planit për heqjen e vizave, KE flet për progres të Shqipërisë në të gjitha fushat. Problem mbetet pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike.

Itineraret e jugut, mrekullia turistike e Shqipërisë

Jugu i vendit mbete zona më e frekuentuar e Shqipërisë turistike nga pushues vendas e të huaj. Pasi zhvillon lloje të ndryshme turizmi, sërisht kulmon turizmi detar me brigjet e mrekullueshme Joniane.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 25 Maj 2009, ora 19 30– Spiker: Sonila Meço






Të ngjashme