Edicioni i lajmeve 25 Nëntor 2010, ora 19:30
Titujt kryesorë 25 Nëntor 2010, ora 19:30
Berisha, Ramës: Une trefishoj buxhetin, ti trefishon 99 –shat
Parlamenti po debaton mbi projektbuxhetin e vitit 2011, për të cilin kryeministri Berisha tha se është buxheti i veprave të mëdha që ka prioritet investimet dhe qytetarët. Kreu i qeverisë akuzoi kryesocialistin Rama për shpërdorim të parave publike dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë.
INSTAT: Eksportet rriten me 5.1 përqind, ulet defiçiti
Në Tetor eksportet shqiptare pësuan rritje me mbi 5 përqind krahasuar me muajin Shtator dhe me mbi 50 përqind krahasuar me Tetorin e vitit të shkuar. Sipas Institutit të Statistikave, ky fakt ka çuar edhe në uljen e defiçitit tregtar.
Turizmi, kreu i OBT: Ia dolët edhe në kohë të vështira
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit vlerësoi sot faktin se Shqipëria shënoi zhvillime pozitive në sektorin e turizmit edhe në kohën kur turizmi botëror u përball me krizë.
Studimi: Në Shqipëri, 1 në 4 gra është pre e dhunës
Një në katër gra është e pre e dhunës në Shqipëri, këtij fenomeni që vetëm në Tiranë ka prekur mbi 290 gra. Të dhënat e shoqatave kundër dhunës në familje flasin me shqetësim për mosdenoncimin e këtyre rasteve.
Wikileaks kërcënon: Një listë me qeveritarët e korruptuar
Faqja e internetit Wikileaks trondit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një paralajmërimi se do të botojë dokumentë zyrtare, përmes së cilave do të faktojë afera korruptive të qeveritarëve të ndryshëm në botë me qeverinë amerikane.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 25 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi