Edicioni i lajmeve 25 Shkurt 2009, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 25 Shkurt 2009, ora 19:30

20:10 25/02/2009

Titujt kryesorë, 25 Shkurt ora 19:30

FMN: Shqipëria nuk është në krizë, ka rritje ekonomike

FMN deklaron se Shqipëria nuk është në krizë, ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe se kjo rritje do të vijojë edhe gjatë këtij viti.

Tokë në zona turistike për kompensimin e ish-pronarëve

Mijëra hektarë toke janë identifikuar në zona turistike për të kompensuar ish-pronarët. Kryeministri Berisha e cilësoi këtë si detyrim absolut, pasi vetëm kështu mund të marrë zgjidhje.

Tragjedi në Amsterdam, rrëzohet avioni me 134 persona

Të paktën 9 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjera janë plagosur nga rrëzimi i një avioni të Turkish Airlines në aeroportin e Amsterdamit, teksa po ulej në pistë.

Berisha: Pas NATO-s, synimi i afërt heqja e vizave me BE

Pas anëtarësimit në NATO, qeveria lajmëron nisjen e betejës për heqjen e vizave. Ministri i Jashtëm suedez thotë se BE do të ndërmarrë hapa domethënës këtë vit.

Alarmi, 4 mijë persona të prekur çdo vit nga kanceri

Shqipëria tashmë renditet në vendet me rritje të ndjeshme të të prekurve nga sëmundja e kancerit. Sipas statistikave, 4 mijë persona preken çdo vit nga forma të ndryshme të kësaj sëmundjeje.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 25 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme