Edicioni i lajmeve 26 Prill 2010, ora 19:30
Titujt kryesorë 26 Prill 2010, ora 19:30
KIE: Pretendimet e opozitës t’i shqyrtojë “Venecia”
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar një deklaratë, përmes së cilës kërkon që pretendimet e opozitës shqiptare për zgjedhjet t’i shqyrtojë Komisioni i Venecias.
Vizat, Basha–Meta: Kriteret e BE janë përmbushur
Ministri i Brendshëm Basha deklaroi sot se kriteret e udhërrëfyesit për vizat janë përmbushur dhe se shqiptarët nuk duhet t’u besojnë keqinterpretimeve të disa mediave. Meta thotë se vendimi i komisionit do të jetë pozitiv.
Gjermania e Franca frenojnë ndihmën për Greqinë
Gjermania dhe Franca frenojnë mbi projektin financiar të Bashkimit Europian për të ndihmuar Greqinë që të kapërcejë krizën financiare dhe i kërkojne Athinës të shtojë masat.
Ujësjellësi, mbi 27 mijë faturime të gabuara në Tiranë
Mbi 28 mijë konsumtore kanë marrë fatura të gabuara për ujin e pijshëm në kryeqytet, gjatë periudhës Janar–Shkurt të këtij viti. Drejtuesit e ndërmarrjes së ujësjellësit japin garanci për zgjidhjen e këtij problemi.
Seria A, Roma zhgënjen dhe “i dhuron” trofeun Interit
Roma ka gabuar mbrëmë në Olimpiko, pasi ka humbur në përballjen me Sampdorian, duke i dhuruar Interit vendin e parë e ndoshta edhe titullin kampion.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 26 Prill 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço