Edicioni i lajmeve 27 Maj 2008, ora 19:30
Titujt kryesorë 27 Maj 2008, ora 19:30
Topalli: Shqipëria, sa më shpejt kandidate në BE
Shqipëria i ka kërkuar Brukselit që të pranojë sa më shpejt statusin e vendit kandidatë për në Bashkimin Europian. Në një takim me kreun e komisionit europian Barroso, Topalli shprehet se vendi ynë e meriton këtë për shkak të reformave që ka kryer. Franca mbështet shqipërinë.
Klandestinët, Greqia “blindon” kufirin me Shqipërinë
Në përpjkekje për të frenuar valën e emigrantëve klandestinë, që mbrrijnë nga Shqipëria, Greqia ka përforëcuar kufijtë me vendin tonë nga ana tjetër. Në të gjithë vendin ka filluar operacioni i dëbimit të emigrantëve, që gjenden pa dokumente të rregullta në Greqi.
Kosovë, bllokohen çisternat me lëndë helmuese
Policia në Kosovë ka bllokuar 3 autocisterna që transportonin lëndë të rrezikshme helmuese. Automjetet vinin nga Bullgaria dhe u ndaluan në Vërnicë, por destinacioni i tyre ishte Prizëreni. Nga kontakti me helmin janë lënduar disa punonjës policie.
Legalizimet, qeveria negocion për ndryshimet
Mazhoranca po vazhdon negociatat intensive për të siguruar votat e nevojshme për të kaluar ndryshimet e fundit në ligjin për legalizimet. Republikanët gjithashtu mbështesin Berishën, përsa i takon kompensimit të pronarëve në tokat ku janë ngritur pallate.
PS: Zaptimi i territorit të quhet krim penal
Po opozita nga ana e saj duket e vendosur për të mos lejuar kalimin e këtyre ndryshimeve. Partia Socialiste thotë se zabtimi i territoreve tashmë duhet të vlersohet si krim penal, ndërsa LSI deklaron se qeveria po fut vella-vrasjen mes qytetarëve.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 27 Maj 2008, ora 19:30 – Spikerë: Reis Çiço dhe Desada Metaj