Edicioni i lajmeve 27 Mars 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 27 Mars 2009, ora 19 30

20:25 27/03/2009

Titujt kryesorë 27 Mars 2009, ora 19 30

Sondazhi i Gani Bobit: PD, fituese e zgjedhjeve më 28 Qershor

Sondazhi Gani Bobit për zgjedhjet e 28 qershorit nxjerr fituese PD me 45.6 përqind, ose 66 mandate në parlament. PS radhitet e dyta me 42.5 përqind ose 62 vende në parlament dhe LSI e treta me 6.2 përqind, ose 5 deputetë.

Berisha: Infrastrukturë rrugore moderne për Shqipërinë

Kryeministri Berisha deklaroi në Fushë-Krujë, se qveria do të rris investimet në infrastrukturën rrugore. Ai kërkoi gjithaq angazhimin e qytetarëve për të zhvilluarzgjedhje me standarte të larta në 28 Qershor të këtij vit.

Maqedonia kërkon dalje në det në portin e Durrësit

Pas Kosovës edhe Maqedonia kërkon dalje në Adriatik përmes Shqipërisë. Qeveria e Shkupit ka shqyrtuar mundësinë  për formimin e flotës detare maqedonase, në portin e Durrësit.

Ambasadori gjerman Borchardt: Shqipëria nuk ka krizë ekonomike.

Shqipëria nuk ka krizë financiare dhe rritja ekonomike e vendit është në nivele të kënaqshme. Ambasadorit gjerman në Tiranë Bernd Borchardt vlerësoi sot gjithashtu edhe ecurinë e reformave në vendin tonë.

Haan: Nuk do t’i lejojmë hungarezët të shënojnë

Hungarezet kane ardhur ne Shqiperi per te marre te pakten nje pike, por trajneri i kombëtares tonë, Ari Han shprehet optimist për fitore dhe deklaron se skuadra nuk do t’i lejojë hungarezët të shënojnë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 27 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme