Edicioni i lajmeve 27 Shtator 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 27 Shtator 2009, ora 19 30
“E diela shqiptare”, rikthehet në TV Klan spektakli më i dashur i shqiptarëve.
Është rikthyer në televizionin Klan spektali “E Diela Shqiptare”, evenmenti artistik më i dashur për të gjithë shqiptarët. Me një konceptim të ri dhe shumë supriza Ardit Gjebrea ka tërhequr sërish vëmendjen e teleshikuesve.
Berisha: Kompromisi me opoziten vetëm në parlament
Kryeministri Berisha ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e parlamentit duke i ofruar si kompromis të drejtën e saj për të udhëhequr reformen zgjedhore. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai u shpreh se dobësimi i lekut nuk do të ketë efekte negative në ekonomi.
Omonia kundër Dules: Të dorezoje mandatin e deputetit
Organizata “Omonia” i kërkon kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të mos mbaj peng partinë për intersa personale. Përfaqesuesit e minoritetit etnik grek e kanë quajtur të përkohshëm mandatin e kryetarit të “Omonias”, Vasil Bollano.
Enciklopedia maqedonase, Gruevski mohon fyerjen ndaj shqiptarëve.
Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka refuzuar që në emër të qeverisë së tij tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për botimin e enciklopedisë fyese. Ai ka deklaruar për mediat vendase se thirrjet për djegjen e flamurit maqedonas janë thjesht politike.
“Histori me Zhurmues”, edicioni i dytë starton me Albano Carrisi
20 vjet pas koncertit të parë ne Shqipëri, këngëtari i famshëm italian Albano zbulon për emisionin “Histori me Zhurmues” emocionet dhe prapaskenat e asaj ngjarje. Prodhimi i Tv Klan rikthehet sot në mbrëmje për teleshikuesit.
Fini: Emigrantët të marrin nënshtetësinë italiane pëe 5 vjet
Emigrantët bëhen përsëri objekt debati në italinë fqinje. Kryetari i dhomës të parlamentit italian Gianfranco Fini, ka bërë thirrje për reduktimin e kohës së marrjes së nënshtetësisë nga 10 në 5 vjet.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 27 Shtator 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço