Edicioni i lajmeve 28 Korrik 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 28 Korrik 2009, ora 19 30
PS, asamble me dyer të mbyllura, përplasen dy rezoluta
Socialistët shfaqen me dy qëndrime në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Mbështetësit e Ramës kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve. Ndërsa kundërshtarët e tij shmangien e bojkotit parlamentarë. Për herë të parë punimet e asamblesë, zhvillohen me dyer të mbyllura.
Socialistët eruopianë bekojnë koalicionin PD-LSI
Presidenti i grupit parlamentarë të socialistëve euopian Martin Schulz, përshëndet koalicionin e ri qeverisës mes PD dhe LSI dhe premton mbështetje për qeverinë e re.
Përgjaken sërisht rrugët e Durrësit, 1 i vdekur e 2 të plagosur
Rrugët e Durrësit përgjaken sërisht përshkak të shpejtësisë. Një 16-vjeçar mbeti viktimë e përplasjes së një makine dhe 2 të tjerë u plagosën, duke e çuar në 8 numrin e viktimave dhe 11 atë të të lënduarve vëtëm në 3 ditë.
120 komando të tjerë në Afganistan. NATO përshëndet Shqipërinë
Shqipëria do të dërgojë 120 trupa të tjerë komando në Afganistan për ruajtjen e rendit, gjatë zgjedhjeve presidenciale të 20 Gushtit atje. Ky vendim i qeverisë shqiptare, është përshëndetur nga të gjithë anëtarët e Aleancës Veri-Atlantike.
Maratona e Këngës, në traditën e mikpritjes Vlonjate
Maratona e Këngës Popullore Qytetare, në natën e saj të 6-të, është ndalur në bregdetin e saj të Vlorës, ku qytetarët kanë ditur të përcjellin traditën midis mikëpritjes vlonjate për koncertin më të madh të verës në shqipëri.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 28 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço