Edicioni i lajmeve 28 Nëntor 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 28 Nëntor 2009, ora 19 30
Krerët e shtetit e qeverisë festojnë pavaresinë dhe çlirimin
Krerë të shtetit dhe qeverisë kremtuan sot ditën e pavaresisë dhe çlirimit, ndërsa lëshuan mesazhe respekti dhe mirënjohjeje për dëshmorët dhe patriotët që shpallën mëvetësinë e vendit
Edi Rama, politikë me kutitë në ditën e Pavaresisë
Por Edi Rama e ka shfrytëzuar këtë ditë të shënuar, për të bërë politikë me kutitë e votimit. Ai së bashku me perfaqësues të së majtës ishin në Vlorë në sheshin e flamurit.
Shqipëria, sukses në panairin e turizmit në Londër
Shqipëria merr pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit në Londër. Agjencia Kombëtare e Turizmit i ofroi vizitorëve materiale mbi atraksionet turistike dhe historiko-kulturore të vendit.
“Njerëz të humbur” në TV Klan, tani edhe transmetim në Kosovë
Njerëz të humbur në TV Klan ka shënuar risi, duke realizuar një transmetim paralel në studiot e Tiranës dhe të Prishtinës. Kështu u vihet më nga afer në ndihmë familjeve kosovare që prej vitesh janë në kërkim të njerëzve të tyre të dashur.
Rusi, terroristët venë bombë në tren. Dhjetra viktima e të plagosur
Dhjetra persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e vendosjes së një bombe në një tren që më pas doli nga shinat në Rusi. Prokurori i përgjithshëm e cilësoi aksidentin një cështje kriminale dhe terroriste.
Barcelona-Real M, superndeshja nesër në Supersport
Bota Sportive do të mbërthehet nesër ne camp nou, ku takimi Barcelona-Real Madrid, do të transmetohet direkt në 51 kinematë më të njohura në Spanjë, për shqiptarët el clasico vjen në Supersport.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 28 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi