Edicioni i lajmeve 29 Janar 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 29 Janar 2010, ora 19:30

20:17 29/01/2010

Titujt kryesorë 29 Janar 2010, ora 19:30

Devoll, vriten për xhelozi dy vëllezër, plagoset një tjetër

Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri për motive xhelozie në Devoll, ndërsa vëllai i tyre më i vogël është plagosur rëndë. Autori është identifikuar si një 45-vjeçar nga Thumana e Fushë Krujës dhe po kërkohet nga policia.

Berisha: Rama t’i bindet apelit të ndërkombëtarëve

Kryeministri Berisha i bëri apel kryetarit të opozitës që t’i bindet apelit të ndërkombëtarëve për të ndërprerë bojkotin, duke ngritur një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet, por jo që të hapë kutitë e votimit.

Rama refuzon: Jo komision pa hapur kutitë e votimit

Edi Rama ka refuzuar sërish apelin e ndërkombëtarëve dhe të kreut të mazhorancës, duke kushtëzuar hyrjen në Kuvend me hapjen e kutive të votimit. Rama pranoi ndërkohë ftesën e Berishës për dialog.

Kosovrasti: S’ka pengesë për zëvendësimin e mandateve

Përfaqësuesi i PD në KQZ thotë se nuk ka asnjë pengesë kushtetuese për zëvendësimin e mandateve të deputetëve që do të shkelin afatet ligjore të hyrjes në Kuvend. Sipas Njazi Kosovrastit, votimi për këtë merret me shumicë të thjeshtë të anëtarëve, 4 me 3.

Austria: Shqiptarët, shumë shpejt pa viza në Europë

Austriakët vleresojnë se Shqipëria ka kryer progres të dukshëm sa i takon plotësimit të kushteve për heqjen e vizave me vendet e hapësires Shengen. Garancia u dha në Vienë gjatë një takimi të Ministrit Basha me homologen e tij.

Juventus shkarkon trajnerin Ferrara, vjen Zaccheroni

Humbja e djeshme e Juventusit ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për kupën e Italisë, ka sjellë shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Ferrara. Presidenti i klubit bardhezi ka caktuar në këtë post Alberto Zakeronin.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 29 Janar 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme