Edicioni i lajmeve 29 Maj 2008, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 29 Maj 2008, ora 19:30

21:37 29/05/2008

Titujt kryesorë 29 Maj 2008, ora 19:30

Paditet Bollano, hoqi tabelat në gjuhën shqipe

Prokuroria e Vlorës, ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të bashkisë së Himarës, për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, ndërsa Avokati i Popullit, u kërkon banorëve të Himarës, të denoncojnë raste të tilla diskriminuese.

Berisha: Centrali Bërthamor, me Berluskonin

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, kryeministri Berisha ka deklaruar se Shqipëria dotë ndërtoj centralin bërthamor në bashkëpunim me Italinë. Pr këtij projekti u shpreh dhe presidenti i asamblesë të përgjithshme të OKB-së Kevin,  gjatë vizitës së tij në Tiranë.

PS kërkon shkarkimin e Topallit

Edi Rama ka deklaruar se forca politike që drejton do të kërkoj shkarkimin e kryetares së kuvendit, pasi po vonon qëllimisht shqyrtimin në kuvend të 5 dekreteve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.  Por sipas Topallit shqyrtimi është brenda afateve.

Presidenti Topi, i ftuar sonte në Opinion

I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, presidenti i republikës Topi, do ti përgjigjet sonte interesit publik, në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend. Dyshimet kushtetuese, legalizimet, kthimin e pronave dhe mjaft çështje të tjera.

Thaçi: Mund të bashkëpunoj me BDI

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, ka deklaruar se partia e tij mund të bashkëpunoj me BDI e Ali Ahmetit pas zgjedhjeve të 1 Qershorit. Ndërkohë që në vend vijojnë intesivisht takimet elektorale.

Edicioni i lajmeve Tv Klan – 29 Maj 2008, ora 19:30 – Spikerë: Reis Çiço dhe Fioralba Mishaxhi






Të ngjashme