Edicioni i lajmeve 29 Prill 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 29 Prill 2009, ora 19 30
Kufiri detar Greqi – Shqipëri, detyrim i konventës së OKB–së
Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes kanë sqaruar sot në detaje marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për shenjimin e vijës kufitare detare. Po kështu, këto dy dikastere i quajten si dashakeqe shkrimet e një gazete mbi këtë marreveshje.
Mediat: “EU, Welcome Albania”. Nga NATO në BE, prilli muaji i shqiptarëve
Mediat e huaja shkruajnë se BE mirëpret Shqipërinë dhe zgjerimin e bllokut në Ballkan. Me antarësimin e Shqipërisë në NATO, aplikimin për statusin e vendit kandidat dhe hyrjen në fuqi të MSA-së, prilli mund të quhet pa pikë mëdyshje si muaji i shqiptarëve.
Janar – Mars 2009, numri i turistëve rritet me 7 perqind
Pavarësisht krizës ekonomike që po përjeton bota, Shqipëria po regjistron të dhëna pozivite edhe në fushën e turizmit. Të dhënat flasin për rritje me 7 përqind të numrit të turistëve në 3 muajt e parë të këtij viti.
Bota i mbyll kufijtë Meksikës. Shqipëri, nis kontrolli i udhëtarëve në kufi
Ministria e Shëndetësisë shpërndan inspektorët sanitarë në dogana, për të marrë informacion nëse personat që hyjnë në vendin tonë, kanë udhëtuar në vendet e prekura nga gripi i derrave. Masa edhe në Kosovë.
Pasuesi i Hann? Kroati Daliç nën Shqipërine e drejtuesve të FSHF
Teksa Federata Shqiptare e Futbollit, po mendon për pasuesin e Ari Han në krye të pankinës shqiptare, ish-trajneri kroat i Dinamos Zlatko Daliç, është pare në shoqërinë e drejtuesve të Federatës, duke shtuar zërat se ai është një nga kandidaturat serioze për postin në fjalë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 29 Prill 2009, ora 19 30– Spiker: Sonila Meço