Edicioni i lajmeve 30 Maj 2008, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 30 Maj 2008, ora 19:30

20:30 30/05/2008

Titujt kryesorë 30 Maj 2008, ora 19:30

Mediu: Jam gati të lë imunitetin

Këshilli i mandateve kërkoj materiale shtesë pas kërkesës së prokurorisë për ti hequr imunitetin ish-ministrit të mbrojtjes. Kryetarja Topalli deklaroi se akuza ka fshehur materiale, që lidhen me hetimin ndërsa Mediu tha se është i gatshëm të lërë imunitetin.

Maqedoni, incidente në tubimet elektorale

Një tjetër incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e shkuar në fushatën elektorale në Maqedoni. Aktivist të BDI-së janë keq trajtuar nga persona të pa identifikuar. Grupi i xhirimit të Tv Klan, ishte në vendin e ngjarjes dhe na sjell pamje e dëshmi të kësaj përplasje.

Rama: Shqipëria të aplikojë për statusin e kandidatit

Partia Socialiste ngulmon që në fillim të vjeshtës shqipëria të aplikoj për statusin e kandidatit në BE. Edi Rama tha se për këtë çështje grupi parlamentar socialist do të paraqes një projekt rezolutë, në parlament.

Europa në protestë për çmimin e naftës

Protestat ndaj çmimeve në rritje të karburanteve mbërthejnë europën. Vetëm në Spanjë, vendi më i madh eksportues i peshkut, mijra peshkatarë kanë hyrë në një grevë pa afat, duke rrezikuar ngecjen e industrisë më fitimprurëse të vendit.

Anti-duhan, ndryshon ligji i dështuar

Një vit pas miratimit të ligjit anti-duhan në shqipëri, ekspertët kanë propozuar disa ndryshime në të, me qëllim detyrimin e zbatimit të tij. Ligji aktual nuk u zbatua në një pjesë të madhe të territorit të vendit, ndërsa edhe niveli i gjobave është tepër i vogël.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 30 Maj 2008, ora 19:30 – Spikerë: Reis Çiço dhe Fjoralba Mishaxhi






Të ngjashme