Edicioni i lajmeve 30 Maj 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 30 Maj 2010, ora 19:30

20:10 30/05/2010

Titujt kryesorë 30 Maj 2010, ora 19:30

Hapja e tunelit, lumë makinash në Thirrë-Kalimash

Rihapja e galerisë jugore të tunelit të Thirrës është pasuar me një fluks të lartë automjetesh, që ka kaluar edhe parashikimet. Tuneli është tashmë në funksion të plotë, me parametra të larta sigurie dhe sinjalistikë moderne.

Berisha: Roli i opozitës, vendimtar për reformat

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se roli i opozitës në kryerjen e reformave është vendimtar. Në një takim me një grup të rinjsh në malin e Dajtit, shefi i qeverisë e vuri theksin te rëndësia e vendimit për liberalizimin e vizave.

Bashkia e Tiranës, rekord për rritjen e taksave

Opozita akuzon vazhdimisht mazhorancën se po varfëron shqiptarët dhe po dëmton bizneset me rritjen e taksave, por të dhënat tregojnë se Bashkia e Tiranës vetëm në 4 vitet e fundit ka rritur me mbi 150% taksën e gjelbërimit.

Të dhënat personale, ja si mbrohen në Shqipëri

Krijohet në Shqipëri Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Krijimi i kësaj zyre i jep një mbrojtje të fortë ligjore publikimit të të të dhënave të privatësisë në mënyrë të paautorizuar.

 Gjermania fiton në “Eurosong”, Shqipëria e 16-ta

Gjermania është shpallur fituesja e Festivalit të 55-të të Këngës “Eurovizion”, që përfundoi të shtunën në mbrëmje në Oslo të Norvegjisë. Shqipëria, e përfaqësuar me këngën “It’s all about you”, kënduar nga Juliana Pasha, është renditur e 16-ta.

Kapen dy breshka të rralla uji në plazhin e Currilave

Dy breshka të rralla ujore kanë rënë në rrjetat e peshkatarëve në afërsi të plazhit të Currilave në Durrës. Speciet, që peshojnë deri në 50 kg secila, u kapën vetëm 1500 metra larg bregut, në një thellësi afro 12 metra.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 30 Maj 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço






Të ngjashme