Edicioni i lajmeve 7 Korrik 2008, ora 19:30
Titujt kryesorë 7 Korrik 2008, ora 19:30
Korrupsioni, mjeku përfundon në qeli
Kastriot Dautaj, një nga mjekët më të njohur në Tiranë, prangoset në flagrancë me akuzën e mitmarrjes, ai hetohet edhe për trafik organesh .
Digjet anija në mes të detit, 2 të plagosur
Një anije cisternë është përfshirë nga flakët në mes të detit në afërsi të Kavajës. Dy marinarë janë plagosur ndërsa 5 të tjerët janë shpëtuar nga policia.
Topi: Drejtësia, larg përplasjeve institucionale
Prsidenti i republikës Bamir Topi, u ka kërkuar njerëzve të drejtësisë që të qëndrojë larg retorikave që çojnë në përplasje institucionale.
Berisha: Shqipëria, vendi i boom-it ekonomik
Kryeministri Berisha e ka cilësuar Shqipërinë si vendi i boom-it ekonomikë, që në 3 vitet e qëverisjes demokratike ka njohur zhvillime kolosale.
Fidel Kastro, gazetari më i mirë në Kubë
Ish-presidenti kubanez Fidel Kastro është shpallur gazetari më i mirë në vendin e tij për vitin 2007, për korrektësi dhe vërtetësinë e lajmeve të dhena prej tij.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 7 Korrik 2008, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço