Edicioni i lajmeve 8 Qershor 2008, ora 19:30
Titujt kryesorë 8 Qershor 2008, ora 19:30
Tërmet në Greqi, 2 të vdekur e 37 të plagosur
Një tërmet 6.5 ballë i shkallëe rihhter ka goditur Greqinë. Dy persona kanë humbur jetën, 37 janë plagosur. Rregjistrohen dëme të shumta materiale.
Përgjaken rrugët, vdesin 3 persona
Fundjavë e zezë edhe në vend. 3 të vdekur e 7 të plagosur në dy aksidente në Tiranë. Prokuroria kërkon ndjekje penale për kreun e qarkullimit rrugor.
Berisha: Të vendosur për energjinë bërthamore
Në forumin ekonomik të Vjenës, që është zhvilluar në Tiranë, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria është e vendosur të investojë në energjinë bërthamore.
Lajthitje në Tokio, 7 iktima nga “I çmenduri”
Një 25-vjeçar terrorrizon një prej lagjeve më të njohura të Tokios dhe ekzekuton me thikë 7 persona si dhe plagos 12 të tjerë.
Euro 2008, zbret në fushë Grupi B
Austri – Kroaci, ishte ndeshja e parë e ditës së dytë të Kampionatit Europian, ndërsa në mbrëmje zbresin në fushë Gjermania e Polonia.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 8 Qershor 2008, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço