Efektet e jashtëzakonshme të ninullave tek fëmijët


Efektet e jashtëzakonshme të ninullave tek fëmijët

11:45 19/06/2020

Ninullat kanë efekte të jashtëzakonshme tek fëmijët. Të gjithë popujt e botës kanë një version të vetin të ritualit të ninullës më të cilën vë fëmijën në gjumë. Është mënyra më natyrale dhe e ëmbël për të qetësuar të porsalindurin, që ka një sërë anësh pozitive.

Sipas një studimi të Universitetit të Montrealit, rezulton se për një fëmijë ninulla ka një efekt qetësues që zgjat të paktën 9 minuta, çka do të thotë se është dyfishi i kohës që mendohej deri më sot. Përveç kësaj, krijon një sintoni të pashembullt mes fëmijës dhe nënës. Falë melodisë së kënduar nga nëna, çlirohet ositoksinë dhe gjendja e fëmijës uniformohet me atë të prindit që këndon.

Gjithashtu, rituali i ninullës ndikon në kapërcimin e frikës apo streseve e shqetësimeve që fëmija kalon gjatë ditës. E së fundi, transmeton ndjesinë e qetësisë që të gjithë dimë, por edhe të rregullit dhe sigurisë, ndjesi të cilat arrijnë në trurin e fëmijës dhe e bëjnë të pushojë mirë e të rritet i qetë.

Klan Plus






Të ngjashme