Efektet e mrekullueshme të mjaltit në fytyrë


Efektet e mrekullueshme të mjaltit në fytyrë

13:34 06/03/2018

Mjalti është një element i çmuar kur flitet për mirëmbajtjen e lëkurës dhe trupit në përgjithësi. Ai është vërtet i mirë në shumë gjëra.  

Por përtej efekteve të tij qetësuese, luftimit të baktereve, madje edhe në ndikimin pozitiv që ka për gjumin, një nga rolet e tij më të mëdha është aftësia për të luftuar aknet.

Ajo që e bën atë të mrekullueshëm për fytyrën, është pastrimi që mjalti u bën akneve dhe shenjave të ndryshme të fytyrës.

Mjalti ka efekte anti-inflamatore, redukton infeksionin dhe funksionon si një anti-bakterial, ndaj disa lloje bakteresh që shkaktojnë puçrra në fytyrë.

Ai gjithashtu ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke i bërë ato që të mos bllokojnë poret, gjë e cila shkakton pikat e zeza dhe të bardha.

Vetitë qetësuese dhe hidratuese të mjaltit shërojnë aknet ekzistuese dhe gjithashtu ndihmojnë që shenjat e akneve të zhduken më kollaj.

/tvklan.al 






Të ngjashme