Egbo, “shqiptari” i Tiranës
Emmanuel Egbo ka një lidhje të veçantë me Tiranën. Ngjyrat bardheblu janë një pjesë e pandashme aq sa skuadra është kthyer në një familje për të.
Emmanuel Egbo, trajner i portierëve te Tirana: Është familja ime e dytë. Unë shkoj vetëm 1 herë në vit në Nigeri. Kam marrë nënshtetësinë shqiptare dhe kjo është familja im e dytë.
Egbo erdhi si portier në 2001 ku fitoi gjithçka në Shqipëri me Tiranën. Momentet me Tiranën kanë qenë të bukura dhe të trishtuara.
Emmanuel Egbo, trajner i portierëve te Tirana:
Kam fituar kampionatin, Kupën dhe Superkupën me Tiranën. Jam ndjerë keq kur ramë nga kategoria, nuk hënga për 3 ditë.
Sot ai është pjesë e stafit teknik. Çdo ditë punon me portierët e bardhebluve, në disa raste me metoda të veçanta, duke përdorur edhe topa të përmasave të ndryshme.
Emmanuel Egbo, trajner i portierëve te Tirana:
Futbolli ka ndryshuar dhe portieri është mbrojtësi i fundit dhe duhet të luajë edhe me këmbë. Kjo stërvitje e bën më të shpejtë.
Emmanuel Egbo dëshiron të përjetojë sërish kohët e arta me këtë fanellë.
Emmanuel Egbo, trajner i portierëve te Tirana:
Dua të fitoj edhe një herë kampionatin me Tiranën.
Tv Klan