Egnantia, fundi tragjik i një rruge shekullore” (3 Dhjetor 1999)


Egnantia, fundi tragjik i një rruge shekullore” (3 Dhjetor 1999)

11:48 03/12/1999

Rruga Egnantia që përshkon vendin nga Perëndimi në Lindje një thesar kulturor, kërcënohet nga rrënimi. Në disa pjesë të saj ku kalon Korridori 8 ndërtuesit as që duan t’ja dinë që të ruajnë ndërtimin e lashtë. Çdo ditë e më tepër ato po e përmbysin këtë simbol të qytetërimit shqiptar. Por ajo që kërcënon më shumë këtë rrugë drejt shkatërrimit është vjedhja e gurëve nga fshatarët e zonës, të cilët i përdorin për të mbushur themelet e shtëpive.

Egnantia nuk është vetëm simbol i lashtësisë por është simbol funksional edhe për ditët e sotme. Rruga që ka mbijetuar prej kohëve të lashta e ndërtuar 2400 vjet më parë po shkatërrohet në prag të mijëvjeçarit të ri. Rruga e gurtë që ka mundur t’i rezistojë kohërave do të përkufizohet: “Egnantia ose fundi tragjik i një rruge shekullore.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme