Ekipi i refugjatëve në Rio 2016
Lojërat olimpike “Rio 2016” do të presin për herë të parë një ekip pa atdhe. Ata janë skuadra e refugjatëve dhe vijnë nga vende me probleme të mëdha, ku ka konflikte të armatosura apo varfëri ekstreme.
Ata janë dhjetë dhe vijnë nga Sudani i Jugut, Siria, Kongo dhe Etiopia. Detyrohen të qëndrojnë larg familjarëve, e kaluara e tyre është plot vështirësi.
Një prej tyre është 18-vjeçarja Yusra Mardini. Notarja siriane bëri një udhëtim të gjatë për të zgjuar shpresën për të ardhmen e saj. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi t’i pranojë duke dhënë edhe një fond prej 2 milionë dollarësh për të ndihmuar përgatitjen e tyre.
Ata do të garojnë me flamurin olimpik. Ky është një mesazh i fortë se sporti bashkon duke qenë një mundësi për këdo edhe për ata që janë në vështirësi.
Tv Klan