Eklipsi i hënës së akullt dhe kometa… në qiellin e së premtes
Është ajo kohë e vitit kur duhet të bëni gati teleskopin dhe të shihni disa vente me të vërtetë të magjishme në qiell.
Ditën e premte, do jetë hënë e plotë dhe si rezultat do ndodhë një eklips hënor, siç ndodh zakonisht në muajin shkurt. Disa orë më vonë, kometa e njohur me emrin 45P, e njohur si kometa e Vitit të Ri, do i afrohet shuam Tokës dhe do jetë e dukshme nga shtëpitë tona në orët e para të mëngjesit të datës 11 shkurt. Kometa do kalojë midis grumbullimit të yjeve “Corona Borealis”, “Bootes”, “Canes Venatici” dhe ”Ursa”. Ajo do të kthehet sërish në vitin 2022, sepse e bën xhiron rreth planetit tonë çdo 5 vite. Duhet të kontrolloni zonën lokale në të cilën banoni për të parë nëse dhe ju mund ta shikoni kometën me sy të lirë./tvklan.al