Eklipsi që pritet të ndodh nesër – (10 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nesër pritet të ndodhë eklipsi i diellit. Një ngjarje e komentuar gjatë ditët e fundit. Por a duhet patur frikë nga kjo dukuri krejt e zakonshme e natyrës, që ka ndodhur nga viti 1207 para Krishtit dhe pritet të ndodh deri në vitin 2163. Sipas shkencëtarëve nesër gjithçka në të gjithë rruzullin tokësor, do fillojë rreth orës 11 e 30 minuta dhe do të përfundojë plotësisht rreth orës 14.30. Ndërkohë që në pikat e veçanta të saj gjithçka do të mbarojë brenda 2 minutash sipas gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike dhe në varësi të këndit të Tokës në raport me Diellin.
Errësira më e plotë do të ndodhë në një qytet rumun afër Bukureshtit. Ndërsa në Shqipëri errësimi më i madh pritet të ndodhë rreth orës 13 e 30 minuta. Sipas astronomëve shqiptarë momenti i eklipsit në kulmin e tij dy minutësh do të përjetohet përafërsisht si në një natë me hënë të plotë, ose si një ditë me re të errta. Ky eklips sipas shkenctarëve tanë nuk do të krijoj asnjë problem më shumë se dukuria e 15 Shkurtit 1961.
Sipas astronomëve eklipsi i 11 Gushtit do të mbulojë 85 përqind të diametrit të Diellit në këndin që duket nga Shqipëria duke mbuluar rreth 70 përqind të siperfaqes së tij. Ky eklips nuk ka të bëjë me asnjë parashikim të Nostradamusit. /tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti