Ekonomistët e rinj, konferencë për problemet e integrimit në tregun rajonal (11 Dhjetor 2000)
Ekonomistët e rinj kanë debatuar mbi problemet e integrimit në tregun rajonal. Në konferencën “Rinia dhe zhvillimi i ekonomisë” diskutantët theksuan se stabiliteti makro-ekonomik nuk duhet të jetë qëllim në vetvete sepse në realitet tregu është seleksionuesi më i mirë. Dekani i Fakultetit Ekonomik Dhori Kule zhvilloi krijimin e mundësive për përfeksionimin e sistemit universitar shqiptar.
Sipas tij vitet e fundit ka rënie të intersit të të rinjve për studimet e larta në degët mësuesi, shkenca ekzakte dhe inxhinieri. Kule propozoi që pedagogët dhe studentët në këtë degë të stimulohen financiarisht. Në konferencën “Rinia dhe zhvillimi i ekonomisë” është kritikuar mënjanimi nga vendmimarrja e brezit të ekonomistëve të rinj./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame