Ekrem Spahia vazhdon të mbetet në burg (19 tetor 1998)


Ekrem Spahia vazhdon të mbetet në burg (19 tetor 1998)

13:29 19/10/1998

Kryetari i legalistëve Ekrem Spahia do të vazhdojë të qëndrojë në burg deri në pritjen e përfundimit të hetimeve në ngjarjet e 14 Shtatorit. Gjykata e Apelit nuk u bind nga argumentat e avokatit mbrojtës, përkundrazi ka quajtur të mjaftueshme provat e Prokurorisë që nga ana e saj ka insistuar në arrestin me burg pa afat. Nga ana tjetër nuk është vendosur akoma asgjë për Sali Shehun i akuzuar për pjesëmarrje në kryengritje të armatosur. Shtyrja e seancës kishte të bënte me mos pranimin e avokatit Kreshnik Spahiu në trupin gjykues.  Provat e paraqitura në Prokurori ishin vetëm disa pamje filmike nga ngjarjet e 14 Shtatorit.

Pamje nga gjykata Tiranë, makina e policisë, avokati Kreshnik Spahiu./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme