Ekskluzive/ Nusja e kushëririt: Çfarë më lidh mua me zhdukjen e Fatjonit
Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus trajtoi historinë e zhdukjes së Fatjon Myrtajt në muajin Shtator 2019.
29-vjeçari nga Fieri rezulton i humbur ende sot e kësaj dite dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Ngjarja nisi fillimisht në muajin Korrik 2019 pas një sherri brenda fisit. Fatjon Myrtaj i kishte marrë 5 milionë Lekë të vjetra borxh gruas së kushëririt të tij. Kjo ngjalli zemërimin e kushëririt të tij pasi mësoi për paratë e dhëna borxh pa dijeni.
Por, familjarët e nuses25-vjeçare kishin dyshime më të mëdha. Ata mendonin se Fatjon Myrtaj kishte lidhje intime me nusen e shtëpisë. Për këtë arsye, bashkëshorti e divorci dhe nuk e lejon të takojë dy djemtë.
Kjo zonjë, e cila është konsideruar edhe si “molla e sherrit”, ka folur në kushtet anonimati ekskluzivisht për emisionin “Uniko”, duke sqaruar raportin e saj me Fatjon Myrtajn dhe çfarë di ajo për këtë ngjarje.
Familjarët e Fatjon Myrtajt dyshojnë se 29-vjeçari është rrëmbyer pikërisht nga njerëzit e tyre të fisit.
Spartak Koka: Me Fatjon Myrtajn jeni njohur? Dhe i afërm i kujt ishte? I bashkëshortit tuaj?
-Po, i bashkëshortit edhe i familjes ku unë jetoja.
Spartak Koka: Çfarë mund të na thoni për takimin e fundit me Fatjonin? Është një pistë që thuhet se ju i keni dhënë Lekë borxh. A mund të na shpjegoni konkretisht çfarë Lekësh i keni dhënë?
-I kam dhënë 5 milionë e gjysmë.
Spartak Koka: Ja ke dhënë borxh?
-Borxh!
Spartak Koka: Në çfarë date?
-Në datën 17 Korrik.
Spartak Koka: Këto Lekë të kujt ishin?
-Të vjehrrit!
Spartak Koka: Fatjoni ti kërkoi ty? Si ndodhi?
-Po, m’i kërkoi mua. Më kërkonte ndihmë, më thoshte më ndihmo sepse ashtu kam një…
Spartak Koka: Pse t’i kërkoi ty dhe nuk ja kërkoi dikujt tjetër?
-Nuk e di!
Spartak Koka: Ja kishte kërkuar më parë vjehrrit tuaj?
-Më para nuk e di.
Spartak Koka: Lekët ku mbaheshin?
-Në dollap.
Spartak Koka: Kush kishte dijeni që lekët ishin aty nga familja juaj?
-Ne të gjithë që jetonim.
Spartak Koka: Ishin shuma të mëdha parash?
-Jo, ato ishin.
Spartak Koka: Për sa ditë t’i mori borxh Fatjoni këto lekë?
-Më tha për 3 ditë, por ai po i vononte sepse nuk e di çfarë problemi i kishin dalë.
Spartak Koka: Sa ditë i vonoi?
-Nuk i ktheu!
Spartak Koka: Për sa kohë?
-Deri sa ika unë.
Spartak Koka: E ke takuar, ke kontaktuar për të të kthyer lekët?
-Jo.
Spartak Koka: Po ai të dha një shpjegim përse nuk t’i ktheu lekët?
-Thjesht i kishin dalë ca probleme, për sa kohë që unë isha atje. Më pas ika te prindërit e mi dhe s’kisha më kontakt.
Spartak Koka: Po përse ike te prindërit e tu?
-Sepse unë kisha gabuar. Kisha bërë diçka pa dijeninë e familjarëve dhe për këtë arsye kam ikur.
Spartak Koka: Kush ishte gabimi yt?
-Që i dhashë lekë Fatjonit.
Spartak Koka: Ti je nënë e dy fëmijëve?
-Po. Dy çuna.
Spartak Koka: Që nga momenti që keni ikur, i keni parë fëmijët tuaj?
-Jo.
Spartak Koka: Përse?
-Sepse nuk i kam gjetur në shtëpi. Kam shkuar tre herë, i kam pasur në shkollë, në kopsht.
Spartak Koka: Nuk i keni gjetur në shtëpinë e ish-bashkëshortit tuaj?
-Po.
Spartak Koka: Vetëm tre herë keni bërë përpjekje për të parë fëmijët?
-Po.
Spartak Koka: Keni folur në telefon me fëmijët?
-Jo.
Spartak Koka: Çfarë lloj marrëdhënie keni pasur me Fatjon Myrtajn?
-Thjesht familjare.
Spartak Koka: Mund të ma shpjegosh më konkretisht?
-E respektoja si kushëri që e kish burri.
Spartak Koka: Fatjoni e kishte shtëpinë pranë shtëpisë tuaj?
-Po.
Spartak Koka: Por përse i kërkoi vetëm tek ty lekët?
-Sepse nuk e mbështeste njeri.
Spartak Koka: Pse nuk e mbështeste?
-Sepse gjoja i prishte lekët kot.
Spartak Koka: Si kot?
-Nuk i mblidhte. Ato që punonte, i harxhonte.
Spartak Koka: Me punë të paligjshme?
-Po.
Spartak Koka: Kishte dyshime që Fatjoni merrej me drogë?
-Po.
Spartak Koka: Pra kishte dyshime që merrej me drogë prandaj nuk donin t’ja jepnin lekët. Fatjonin për herë të fundit kur e keni parë?
-Që atë ditë kur i dhashë lekët në datën 20, s’kam..
Spartak Koka: Nuk erdhi më në shtëpi?
-Nuk e di.
Spartak Koka: Tek shtëpia juaj nuk erdhi më?
-Jo! Tek ne rrallë vinin.
Spartak Koka: Pse rrallë?
-Kur kishin punë vinin.
Spartak Koka: Ke dijeni se ku është Fatjon Myrtaj sot?
-Jo!
Spartak Koka: Çfarë ke dëgjuar?
-Kam dëgjuar që është zhdukur.
Spartak Koka: Kur?
-Në muajin Shtator.
Spartak Koka: Si e keni marrë vesh për zhdukjen e Fatjonit?
-Më ka ardhur policia në shtëpi, më ka marrë për një dëshmi.
Spartak Koka: Çfarë keni deklaruar aty?
-Kam deklaruar që lekët ja kam dhënë hua, asgjë tjetër.
Spartak Koka: Dhe nuk i keni marrë më mbrapsht?
-Jo!
Spartak Koka: Po familja e bashkëshortit tuaj, për këtë fakt ju ka dëbuar apo për cilën arsye?
-Për këtë fakt.
Spartak Koka: Thuhet që ju me Fatjonin keni pasur një marrëdhënie. Sa e vërtetë është kjo gjë?
-Nuk është e vërtetë.
Spartak Koka: Nuk është e vërtetë?
-Po!
Spartak Koka: Vetëm kjo është fjala që mund të thoni?
-Po!
Spartak Koka: Keni provë që e mbështesni këtë fakt? Ata kanë ndonjë provë që e mbështesin akuzën?
-Jo!
Spartak Koka: Prej sa kohësh jeni nuse në atë shtëpi?
-9 vitesh!
Spartak Koka: Marrëdhëniet si i keni patur me pjesëtarët e familjes?
-Shumë mirë. Deri sa unë bëra një gabim edhe…
Spartak Koka: Bashkëshorti juaj si e priti faktin e dhënies së lekëve borxh?
-S’e priti mirë.
Spartak Koka: Çfarë të tha?
-Ke bërë gabim, më tha, nuk duhet të veproje me mendjen tënde. Duhet të pyesje.
Spartak Koka: Ishte i gatshëm ai t’ja u falte këtë gabim?
-Ai po.
Spartak Koka: Pjesëtarët e tjerë të akuzuan?
-Po!
Spartak Koka: Çfarë kërkoni sot 7-8 muaj pasi ju nuk shihni as fëmijët tuaj?
-Do doja që t’i takoja.
Spartak Koka: Vetëm t’i takoje?
-Po!
Spartak Koka: Jo t’i kishe gjithë kohës me vete?
-S’kam mundësi.
/klanplus