Ekskploziv në Gjirokastër, Partia Socialiste fajëson kreun Sali Berisha (24 Shtator 2000)


Ekskploziv në Gjirokastër, Partia Socialiste fajëson kreun Sali Berisha (24 Shtator 2000)

14:47 24/09/2000

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer duke gdhirë dita e sotme në shtëpinë e Nimet Skëndit në Lazarat, Gjirokastër. Shpërthimi i eksplozivit ka shkaktuar shkatërrimin e një pjesë të shtëpisë ku është plagosur i zoti i shtëpisë Nimeti i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës. Për fat të mirë nuk janë dëmtuar tre fëmijët dhe bashkëshortja e tij të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.

Menjëherë Partia Socialiste e Gjirokastrës ka protestuar për këtë akt duke e cilësuar si politik pasi Skëndi është anëtar i kryesisë së rrethit si dhe ka qenë person që ka shoqëruar zëvendëskryeministren Makbule Çeço edhe në Lazarat. Sipas Partisë Socialiste ky rast është në vargun e incidenteve ndaj veprimtarëve të Gjirokastrës si dhe vjen menjëherë pas deklaratave kërcënuese të kreut të Partisë Demokratike Berisha, “kush luan me votën, luan me kokën.”/tvklan.al






Të ngjashme