Eksperiment për zbardhjen e vrasjes së Besnik Pudjes


Eksperiment për zbardhjen e vrasjes së Besnik Pudjes

15:29 25/01/2017 https://youtu.be/Wg42vssYFYg

Gazetari i Tv Klan:

Hetuesit e policisë së Tiranes piret të kryejnë një eksperiment hetimor në lidhje me vdekjen e Besnik Pudjes, i gjetur i vrarë vëren e vitit të kaluar ne fshatin Kollogjesh te Dajtit. Eksperimenti pritet të përcaktoje nëse vetë Besnik Pudja mund të ketë kryer qitje në pozicionin që mendon policia apo jo.

36-vjecari u gjet i vrare me plumb në kokë vëren e vitit të kaluar, në një kapanon që përdorej për magazinimin dhe tharjen e kanabisit. Prokuroria bazuar në ekzaminimin mjeko- ligjor, dyshon se Besnik Pudja, nuk është vetëvrarë.

Kjo sipas tyre pasi viktimës nuk i është gjetur mbetje baruti në dorë. Po ashtu sipas prokurorisë mbetet i dyshimtë edhe mekanizmi i realizimit të qitjes.

Ekspertët kriminalistë thonë se nuk është kusht që në të gjitha rastet e qitjeve, autori të ketë mbetje baruti në duar.

Oficerët e policisë pritet të rindërtojnë skenën e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e një personi të arrestuar  për këtë ngjarje.

Halit Dusha i tha policisë se Pudja kishte konsumuar sasi të madhe alkooli prej dy ditësh ndërsa herë pas here provokonte qitje me dy fishekë të cilët nuk kanë pasur kapsollë në pjesën e pasme.

Ai pretendon se është plagosur në krah nga e njëjta predhe, e cila goditi Pudjen në kokë. Policia gjeti në vendin e ngjarjes, një pistoletë, dy fishekë dhe një armë kallashnikov./ TV KLAN






Të ngjashme