Eksperimenti: Qelizat staminale parandalojnë plakjen (05 Janar 2012)
Qelizat staminale konsiderohen si një ndër zbulimet më të mëdha shkencore në fushën e mjeksisë për shkak të rolit të tyre mjaft të rëndësishëm në kurimin e një sërë organesh të sëmura. Por këto qeliza mund të parandalojnë plakjen dhe rrjedhimisht të rrisin jetëgjatësinë.
Ky është rezultati i një eksperimenti të suksesshëm të kryer tek minjtë nga shkencëtarët e Qendrës Kërkimore Mjeksore të Universitetit të Pitsburgut në Shtetet e Bashkuara. Për këtë eksperiment, shkencëtarët përdorën minj të cilët i modifikuan gjenetikisht për të shkaktuar tek ta një plakje të shpejtë të organeve dhe muskujve. Më pas ata injektuan tek ta qelizat staminale të organeve të marra nga disa minj të rinj.
Kjo metodologji rriti afro tri herë jetëgjatësinë tek minjtë të cilët ngordhën 66 ditë pas eksperimentit nga 28 ditë që ishte parashikuar të ngordhnin para kryerjes së tij. Megjithatë, shkencëtarët thonë se ky eksperiment ka arritur të krijojë një kurë të mirfilltë kundër plakjes, por thjeshtë mund të konsiderohet si një gur themeli për studime të mëtejshme rreth kësaj çështjeje./tvklan.al