Ekspertët: COVID shkakton dëmtime të trurit
Gjermania bën trajtim psikologjik, asnjë vetëvrasje
Pandemia e koronavirusit veç jetëve që ka marre si pasojë e infektimit po merr edhe jetë si pasojë e dëmtimeve qe shkakton në shëndetin mendor. Kryetarja e Mjekëve Shqiptarë në Evropë Aurora Dollengerg thotë se kjo është paralajmëruar jo vetëm për të infektuarit.
“Izolimi social, vetmia e pacientëve , frika që mund të infektohen, të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen dhe disa janë pak më të ndjeshëm dhe mund të arrijnë në komplikacione siç është vetëvrasja”.
Sa u takon rasteve të vetëvrasjeve në mjedise spitalore Dollenberg thotë se gjermania, shteti ku ajo ushtron profesionin e mjekes nuk e njeh si fenomen.
“Përpos komplikacioneve siç është rritja e ankthit depresionit, rritja e numrit të medikamenteve që japin për çrregullime psikike, mund të them që të paktën vetëvrasjet në spitale deri tani ne nuk i kemi njohur. Gjermania ka një sistem shëndetësor të tille së çdo njeri që pranohet në urgjencë do të trajtohet dhe për shëndetin psikik, dhe nëse jep shenjat e para të depresionit atëherë ndërtohet një shtab i krizës”.
Për rastet e vetëvrasjeve në Shqipëri mjekja fajëson sistemin. “Kemi dy situata që janë të dyja shumë të rënda një është sëmundja e depresionit që duhet trajtuar dhe ana tjetër e sistemit shëndetësor dhe logjistik që si mund të ndodh një vetëvrasje në spital, kjo na tregon që në Shqipëri në sistemet shëndetësore të integrohet edhe trajtimi i aspektit psikik”.
Në studimet e kryera tek pacientet me COVID është parë se virusi dëmton trurin, duke shkaktuar humbje kujtesë apo harresë që ende nuk dihet nëse do të jenë të përkohshme apo jo.
Tv Klan