Ekspertët e firmave për paratë e Gjallicës (06 tetor 1998)


Ekspertët e firmave për paratë e Gjallicës (06 tetor 1998)

09:35 06/10/1998

Prokuroria e Përgjithshme fillon stuhinë antifajde. Të gjitha paratë që janë marrë nga firma Gjallica do të rikthehen për t’ju ndarë popullit.Ekspertët kontabel që po merren me evidencat pretendojnë se i kanë të gjithë dokumentacionet financiare. Ndërkohë mendohet të kthehen milionat e dollarëve që janë marrë në formë huaje, paradhënie apo sponsorizimesh. Eksperti Sadedin Zeqiri tha se paratë do të kthehen ashtu siç janë marrë. Por puna e ekonomistëve ende nuk ka mbaruar. Ata po konktretizojnë borxhet, investimet, asetet e shoqërisë, detyrimet ndaj debitorëve dhe borxhi arrin shumën prej 400 milionë dollarë.

Pamje Prokuroria e Përgjithshme, pamje ekspertët kontabël./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme