Ekspertët “fundosin” David Qosen
Sipas ekspertëve psiko – ligjorë, David Qosja, autori i vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra, shfaq probleme me personalitetin, por kjo nuk e përjashton nga përgjegjësia penale.
Ky vlerësim psikiatrik duket se do të çoje drejt burgimit të përjetshëm të David Qoses.
Për dy seanca me radhë gjykata për Krimet e Rënda nuk administroi dot akt-ekspertimin psiko-ligjor për David Qosen, pavarësisht se ai ishte përgatitur nga ekspertët.
30 vjeçari David Qosja akuzohet si autor i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Shkodër, Ardian Kodra dhe plagosjes së dy kolegëve të tij në 2 shtator 2016 në fshatin Torovicë të Lezhës./ABC News