Ekspertët: Grabitjet e mëparshme nuk u vlerësuan si duhet
Grabitjet e mëparshme të vlerave monetare në lëvizje të ndodhura gjatë vitit 2015 ishin një këmbanë alarmi që të merreshin masa të shtuara në Aeroportin e Rinasit në mënyrë që grabitja e 30 Qershorit të mos ndodhte. Ky është mendimi i ekspertit të çështjeve të sigurisë në Banka Roland Tash
Roland Tashi, Ekspert i Çështjeve të Sigurisë në Banka: “
Pra krimi po tentonte gjeografikisht të afrohej në Rinas. Kjo ishte një këmbanë e madhe alarmi për të gjithë ata që merren me problemet e sigurisë në vendin tonë, siç është policia, aeroporti Rinas, shërbimet informative. Pra mund të themi që, një farë këmbane alarmi kishte rënë, që gjeografikisht, tendenca e krimit ishte për t’u afruar në zonat aeroportuale. Gjykoj që vetëm kaq ishin të mjaftueshme që institucionet e linjës të merrnin masat e duhura që në aeroport të kishte masa të shtuara sigurie, për të garantuar transportin e vlerave monetare.”
Sipas ekspertit, ligji i vitit 2014 për Shoqëritë private të sigurisë fizike është i plotë, por ajo çfarë duhet të ndryshojë është udhëzimi i ministrit të brendshëm
“
Ka filluar ndryshimi menjëherë pas ngjarjes së Qafë – Kasharit. Udhëzimi i ri, ka një risi shumë të ndjeshme, lidhur me mënyrat e transportit të vlerave monetare. Për herë të parë, standartizohen mjetet që do të kryejnë transportin e vlerave monetare duke përcaktuar nivelin e tyre të blindimit, duke përcaktuar mënyrën e kompozimit të eskortës shoqëruese, të armëve që duhet të ketë kjo eskortë, si dhe të pajisjeve të tjera gjurmuese që ka makina, si video – regjistruesit e nevojshëm, pajisjet gjurmuese GPS, si dhe pajisje të tjera.”
Për të garantuar transportin e vlerave monetare, jo vetëm për në aeroportin e Rinasit, por në të gjithë territorin me rëndësi është janë mënyra e vendosjes së parave.
“
Sot në Europë, madje edhe në shtetet tona kufitare, përdoret sistemi (dye peg), që do të thotë, përdoren kontenierë të veçantë metalikë, brenda së cilëve vendosen pajisje ngjyruese, të cilat në një moment të marrjes së kësaj kasete, apo ndërhyrje në mënyrë të paautorizuar, ato shpërthejnë një bojë të kuqe. Disa janë edhe me rezistenca termike, që i dëmtojnë paratë dhe të gjitha paratë që ndodhen brenda këtij kontenitori ngjyrosen.”
Sipas Tashit, teknikisht është e thjeshtë që të bëhet, por edhe kjo kërkon një bazë rregullative, si një Udhëzim të Bankës së Shqipërisë, apo të një institucioni tjetër financiar të vendit, sesi duhet të sillen bankat me paratë e ngjyrosura. Duhet të konsiderohen të humbura apo duhet të rimbursohen.
Tv Klan