Eksperti i ekonomisë: Pasiguritë vazhdojnë të mbeten të mëdha
Ne një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte eksperti i ekonomisë Selami Xhepa. Në lidhje me perspektivën ekonomike për të ardhmen, ai u shpreh se pasiguritë vazhdojnë të mbeten të mëdha.
Madje edhe parashikimet e bëra nga organizatat kërkimore dhe fondi monetar ndërkombëtar janë të zymta.
Mirela Milori: Si e shikon perspektivën ekonomike?
Selami Xhepa: Në fakt pasiguritë vazhdojnë që të mbeten shumë të mëdha, jo vetëm në atë kontekstin e ekonomisë globale, që në fakt pandemia filloi që në muajin Janar sepse normalisht Kina është motori i rritjes së ekonomisë botërore, kështu që efekti përhapës ka kaluar me cikle dhe ka përfshirë sot të gjithë botën. Kështu pasigurtitë vazhdojnë të mbeten të mëdha. Parashikimet e bëra nga gjithë Organizatat Kërkimore dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, fatkeqësisht janë të zymta, megjithatë shkalla e veprimit, intensiteti i kësaj ngjarje do të varet shumë sa kohë do të mbetemi të mbyllur, sa kohë ekonomia do të mbetet e ngrirë. Sodoqoftë unë mendoj dhe shpresoj që nëse brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohe, le të themi nga fundi i muajit apo duke filluar nga muaji i ardhshëm do ti rikthehemi normalitetit, atëherë me siguri skenaret negative nuk do të ndodhin./tvklan.al