Eksploziv makinës së të dënuarit për vrasje


Eksploziv makinës së të dënuarit për vrasje

12:41 19/07/2017

Kurbin/ Një sasi eksplozivi i është vendosur të martën makinës së një 62 – vjeçari në Fushë Milot. Burime zyrtare sqarojnë se lënda plasëse u vendos në automjetin Audi, në pronësi të N.K., i dënuar më parë për vrasje.

Nga shpërthimi ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

“Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave, si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale”,

thuhet në një njoftim të shkurtër të policisë së Lezhës për ngjarjen në fjalë./tvklan.al






Të ngjashme