Eksploziv në makinë avokatit


Eksploziv në makinë avokatit

10:01 17/04/2016

Automjeti i një aktivisti të Partisë Demokratike, në qytetin e Sarandës, ka shpërthyer, pasi i është vënë lëndë eksplozive. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në rrugën "Gjergj Arianiti".

Automjeti i shtetasit Spiro Vaso, me profesion avokat, ishte parkuar pranë një hoteli. Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti tip "Mercedes-Foristradë" me targë: AA 894 BJ. Dëmtime ka marrë vetëm në pjesën e përparme. Ndërkohë policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet për ngjarjen./

tvklan.al

tritoli avokatit





Të ngjashme