Shpërthimi shkatërron çatinë e banesës  


Shpërthimi shkatërron çatinë e banesës  

08:23 08/11/2017 https://youtu.be/TxzEkIFO6nc

Këto janë pasojat e shpërthimit të një sasie eksplozivi në orët e para të mëngjesit në fshatin Gurëz të Kurbinit.

Çatia e shtëpisë së vëllezërve Kastrati u dëmtua thuajse tërësisht. Nuk ka persona të lënduar, pasi pjestarët e familjes ndodhen emigrantë në Itali.

Policia u njoftua nga banorë të zonës, të cilët dëgjuan shpërthimin e fortë të ndodhur në mëngjes herët.

Eksplozivi i llojit tritol dyshohet se është vendosur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Autorët, duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen pa lënë gjurmë.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e disa banorëve të zonës. Ende nuk është përcaktuar saktë sasia e lëndës plasëse me të cilën u hodh në erë çatia e banesës.

Dyshimet janë për konflikte të njërit prej vëllezërve Kastrati gjatë kohës që ka punuar në Policinë e Shtetit.  

Tv Klan






Të ngjashme