Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë, 5 të shoqëruar


Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë, 5 të shoqëruar

17:08 17/05/2017

Krujë, 17 Maj 2017 –  Një sasi lënde plasëse i është vënë një shtylle të tensionit të lartë në Kodër Thumanë.

Burime zyrtare sqarojnë se kanë qenë shërbimet e OSHEE-së që kanë njoftuar policinë, pasi kanë konstatuar dëmtimin e dy këmbëve mbajtëse të shtyllës.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, blutë kanë dalluar se bëhej fjalë për dy shpërthime me lëndë plasëse.

Burime zyrtare sqarojnë se ato dyshohet të kenë ndodhur më datë 13 të këtij muaji, rreth orës 02:00.

Për ngjarjen në fjalë, autoritetet kanë shoqëruar 5 persona, të cilët banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes. Ata mësohet të kenë deklaruar se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por pa ditur se ku kishin ndodhur.

Në vendngjarje, janë gjetur disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv; rreth 40 centimetra fitil zjarr përcjellës i djegur; mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje.

Materialet në fjalë janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa veprimet e tjera procedurale po kryhen nga specialistë të Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste Tiranë./tvklan.al






Të ngjashme