Eksportet me rënie vjetore negative


Eksportet me rënie vjetore negative

15:48 22/12/2019

Bizneset: Industria dhe fasonet po e ndiejnë më shumë

Eksportet vendase pësuan një rënie vjetore me 4.1% për 11 muajt e këtij viti, duke prekur sektorin e industrisë, atë të tekstileve dhe materialeve të ndërtimit e mineraleve.

“Ekonomia jonë vazhdon të varet nga sektorë të cilët nuk janë dominues si fasonët, mineralet etj, që varen shumë nga çmimet në bursa apo nga kontratat që lidhen me bizneset jashtë”, u shpreh Gjergj Buxhuku, adminisrator i “Konfindustria”-s.

Eksportet e sektorit bujqësor rezultuan me rritje, por gjithsesi pesha e rritjes së tyre qëndroi modeste. Për këtë bizneset fajësojnë vendimin për uljen e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 20 në 6% që u aplikua në fillim të këtij viti.

“Po të mos kishte ndodhur ky ndryshim do të kishim një rritje të konsiderueshme”, thotë Agim Rrapaj nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

Këtë fundvit, Shqipëria po ecën mirë me eksportin e agrumeve, të cilat kanë dominuar tregun rajonal, por sipërmarrësit thonë se tërmeti pritet të japë pasoja edhe në sektorin e bujqësisë.

“Me prodhimin e mandarinave jemi të parët në rajon dhe aktualisht po furnizojmë gjithë tregun, por degë të caktuara të bujqësisë do të ndiejnë rritje të kostove për shkak të pasojave të tërmetit.

Ndërmarrjet në fushën e prodhimit të ushqimeve dhe pijeve kanë ndierë këtë vit rënie të konsumit të cilën e lidhin me rritjen e emigrimit.

“Ka rënie të konsumit, pothuajse të gjitha degët e kanë ndierë, shihet që edhe importet kanë rënë, kjo për shkak se emigrimi është rritur”.

Edhe kërkesa për importe ka qenë në ngadalësim. Për të gjithë vitin rritja e tyre ishte vetëm 2.1%, ndërsa në nëntor blerjet nga jashtë u tkurrën 5.8%.

Tv Klan






Të ngjashme