Ekspozimi në diell, kompenson dëmet e shkaktuara nga tymi i duhanit
Dielli zgjat jetën, këtë e konfirmon një studim i fundit suedez i botuar në revistën “Journal of Internal Medicine”, i realizuar me anë të vrojtimit të 30 mijë grave.
Studimi i filluar në vitin 1990 ka përfshirë gra nga mosha 25 deri në 64 vjeç dhe ka treguar se qartë se evitimi i dielli bën keq shëndetit.
Kështu gratë që janë ekspozuar më shumë të rrezet e dielli, kanë një rrezik më të vogël të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanë një jetëgjatësi më gjatë deri në 2 vjet.
Risia e studimit është se “ekspozimi në rrezet e diell kompenson efektet e dëmshme të tymit të cigares, kjo sepse ai që qëndron më shumë në diell, prodhon me shumë vitaminë D”
Sipas këtij studimi, vitamina D nuk është e vetmja substancë pozitive që prodhohet nga lëkura pas ekspozimit në diell. Qelizat e lëkurës prodhojnë dhe beta endorfine, që janë përgjegjëse në sistemin tonë, për ndjesinë e kënaqësisë.
Veç të tjera lëkura kur stimulohet nga dielli, lëshon dhe dioksid nitrik, i cili është në gjendje që të ulë presionin e gjakut.
Kështu personat që vuajnë nga hipertensioni në terma të moderuar dhe që ekspozohen në rrezet ultraviolet, përmirësojnë hipertensionin e tyre.,
Por ka dhe një anë tjetër të medaljes, nëse ekspozimi në diell është i tepërt ky fakt sjell plakje të lëkurës dhe rrezik për kancer të lëkurës.
Por si të sillemi?
Gjithçka varet nga lloji i lëkurës. Individët me lëkurë të errët që nuk digjen, mund të qëndrojnë në diell pa probleme. Ata që karakterizohen nga një lëkurë e bardhë dhe që rrezikojnë të digjen lehtësisht, duhet të bëjnë më kujdes.
Këshillat janë:
1.Evitoni orët e pikut, nga ora 11.00 deri në 14.00, duke u ekspozuar në mënyrë graduale dhe duke përdorur kremra me faktor mbrojtës.
2.Kini kujdes me fëmijë, tek të cilët djegiet janë një rrezik për shkaktimin e melanomave të lëkurës.
3.Zgjidhni krema me faktor nga 30, deri në 50, duke i aplikuar dy orë pas banjos, ose përpara saj./tvklan.al