Ekspozita “Ardhje” ( 4 Tetor 1999)


Ekspozita “Ardhje” ( 4 Tetor 1999)

12:50 04/10/1999

“Ardhje” është ekspozita e 11 artistëve të rinj dhe studentëve që do qëndroje dy javë e hapur për artëdashësit e Tiranës. 12 punime janë ekspozuar në sallën e ekspozitave në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës si një aktivitet i organizuar nën kujdesin e këtij institucioni dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Ekspozita është një përpjekje për të krijuar një imazh të përbashkët të kohës, nëpërmes vajit, instalacionit, mulazhit, fotografisë dhe teknikave mikse të artit kontemporan. Sipas organizatorit zotit Edi Muka, kjo ekinografi, ky kthim i përjetshëm tek njeriu të ndodhur para tabusë që të imponon mjedisi dhe mentaliteti të cilit i drejtohet ngjan me një shpallje të guximshme.

Për më tepër ajo është një heqje veli, që i rri përmbi fytyrës së mendësisë sonë. Trupi njerëzor në hapërisë dhe seksualiteti, lëkundja e monopolit të mendësisë të gjitha këto vijnë si një “vra mendje” apo një dialog i gjatë me vetveten. E hapur përpara tre ditësh, ekspozita do të presë artëdashësit kryeqytetas përreth dy javë deri me datë 15 të këtij muaji në çdo orë të ditës. /tvklan.al






Të ngjashme