Ekspozita e artit bashkëkohor shqiptar në “Galerinë 21” – 25 Gusht 2000
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ekspozita e artit bashkëkohor shqiptar, hapur në “Galerinë 21”, ka mbledhur së bashku emra të njohur të penelit shqiptar. Ali Oseku, Edi Hila, Gazmend Leka dhe të tjerë, janë paraqitur në këtë ekspozitë me disa tablo. Secila nga punët sjellë vlera të veçanta. Dallohen figuracionet e personalizuara, stilizimet tribu të gdhendura, si dhe pasqyrimet e kohërave dhe stinëve.
Brenda tablove, të cilat janë të përmasave të ndryshme paraqiten larmi ngjyrash, të cilat përzgjedhin kuptimin e autorëve, në mënyrë alternative dhe progresive./tvklan.al