Ekspozita e Moikon Zeqos (5 Tetor 1999)
Mbremë në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar u hap ekspozita vetjake “Kalorësit e Hënës” e piktorit Moikom Zeqo. 93 pikturat në vaj të kujtojnë më shumë afreskat mesjetare bizantine. Mes tyre të bien në sy portetet e shkrimtarëve, kalorës nën hënë si Artur Rembo, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare e të tjerë. Ekspozitës i bashkohet dhe një tendë me gjetje që piktori i ka mbledhur mes rrënojave të një kishe të djegur nga serbët. Ekspozita do të presë artëdashësit dhe për tre ditë të tjera.
Salla e shfaqjeve në Akademinë e Arteve i është dhënë për një muaj me qera “Publimedia Teater” për 150 mijë lekë të vjetra në natë, lekë të cilat sipas rektorit Kastriot Çaushi do të përdoren për ndriçimin e sallës. E ndërtuar në fillim të viteve ’40 nga italianët, ajo dhe sot është një nga sallat më të mira në Shqipëri. Vitin e shkuar sipas Çaushit, vjet Qeveria Shqiptare akordoi një shumë prej 100 mijë dollarësh për rikonstruktimin e kësaj salle. Gjithashtu kishte një projekt për shtrimin e sallës me moket ku edhe karriget do të silleshin tërësisht të reja. Sidoqoftë gjithçka ka mbetur si më parë./tvklan.al