Ekspozita e parë vetjake e Rovena Agollit – (11 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Imazhi i një femre perfektë, të ngjashme me fotografi të marra nga një revistë mode. Është kjo ideja, që piktorja e re Rovena Agolli, ka dashur të shpreh nëpërmjet pikturës së saj. Një pikturë e konceptuar vetëm në tre ngjyra, sjellin tek shikuesit pasionet, dëshirat dhe botën e fshehtë femërore.
Kjo është ekspozita e parë vetjake e Rovena Agollit, duke sjellë diçka të re në pikturën shqiptare, por sipas piktores, kjo nuk përjashton faktin që në të ardhmen piktura e saj të bazohet edhe në ngjyra të tjera. Kjo ekspozitë vazhdon të qëndrojë e hapur pranë Galerisë Kombëtare të Arteve./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora