Ekspozita e Pashkë Përvathit (4 Qershor 1999)


Ekspozita e Pashkë Përvathit (4 Qershor 1999)

15:51 04/06/1999

Natyra e Shqipërisë e hedhur mjeshtërisht në telajo. Kjo është ekspozita e Pashk Përvathit e cila përmbledh mjaft piktura të kësaj gjinie. Piktorin e tërheqin situatat në mjedisin që e rrethon. Këto momente janë tërësisht figurative dhe ndjesore. Njollat e penelit të tij lënë gjurma të shpeshta dhe konkrete që autori sjell me teknikën e vajit dhe gjendjen të paracaktuar të tematikave më të përqyera të tij.

Pjesë së saj janë kuajt, personazhet e ngrohtë dhe fëmijët në botën e tyre. Pashk Përvathi përcaktohet si një piktor i ri me kontraste të gjalla dhe plot koloristike. Përvathi ka qënë i pranishëm në mjaft ekspozita, madje si bashëkautor ai ka ekspozuar edhe jashtë tij. Në këtë ekspozitë piktori nuk përshkruan. Ai synon individualitetin duke na orientuar drejt në pikture autentike të mjedisit ku ai jeton./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme